Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan, Gregory Meeks ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Përmes një postimi në Tëitter, Meeks ka thënë se ka pasur takim produktiv me Kurtin dhe nevojën që Serbia dhe shtetet tjera ta njohin pavarësinë e Kosovë.
“Takim produktiv me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, zëvendësministren e punëve të Jashtme, Liza Gashi dhe ambasadorin Ilir Dugolli.
Diskutuam për marrëdhënien e fortë SHBA-Kosovë dhe sfidat për sigurinë evropiane nga Rusia si dhe nevojën për Serbinë dhe të tjerët që të njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Meeks.
CM @RepGregoryMeeks: Productive meeting today with Kosovo PM @AlbinKurti, Dep. FM @GashiLiza and Amb. @IlirDugolli. We discussed the strong US-Kosovo relationship, the challenges to European security from Russia and the need for Serbia & others to recognize Kosovo’s independence. pic.twitter.com/4cn9txpnaR
— House Foreign Affairs Committee (@HouseForeign) May 19, 2022