Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka renditur një varg kërkesash ndaj Qeverisë së Kosovës. Në të kundërtën paralajmëruan veprime të rënda, por pa i treguar cilat janë ato.
Në protestën e sotme, sindikatat kërkuan miratimin e Projektligjit për paga dhe shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit publik.
Udhëheqësi i BSBK-së, Atdhe Hykolli tha se Qeveria duhet të hap derën e dialogut social.
Ndërsa, Rrahman Jashari nga SBAShK-u, duke iu drejtuar kryeministrit Kurti, paralajmëroi greva të përgjithshme nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Kërkesa të ngjashme paraqitën edhe sindikatat e tjera të BSPK-së.