Në 23-vjetorin e masakrës së Dubravës, ish i burgosuri politik Raif Qela ka folur për përjetimet e tij dhe periudhën e masakrës atje.
Qela se të gjithë të burgosurit serb në burgun e Dubravës kanë qenë ndër vrasësit e shqiptarëve.
Sipas tij, në masakër kanë marrë pjesë edhe gardianët e burgut, ushtria dhe policia.
“Po ata të burgosur që kemi qenë deri para disa kohësh në Dubravë që i kemi njohur dhe të cilët në ditët kur i kanë bërë masakrat kanë qenë të maskuar megjithatë i kemi identifikuar në bazë të asaj se i kemi parë tatuazhet, u kemi njohur zërin. Të burgosurit serbë kanë qenë ndër vrasësit tanë, por në burgun e masakrës së Dubravës, përveç të burgosurve serb të shndërruar në paramilitar prej ministrit të Drejtësisë serbe në masakër kanë marrë pjesë edhe gardianet e burgut edhe ushtria dhe policia”, ka thënë Qela.