Ben Emerson, avokati i Kadri Veselit, gjatë seancës së djeshme shokoi opinionin publik me deklaratën se ish-agjenti i SHIK-ut, Nazim Bllaca ka vdekur.
Ky lajm nxiti reagime të shumta, ku i menjërshëm ishte edhe reeagimi i vëllaut të Bllacës, i cili e dematoi këtë lajm duke thënë se Nazimi ishte gjallë dhe se nuk ka vdekur.
Mirëpo, më pas Emerson tha se kishte gabuar me deklaratën e tij dhe se ish-agjenti i SHIK-ut nuk ka vdekur.
E në lidhje me këtë, ka reaguar edhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.
Ai në një postim në Facebook tha se avokati i Kadri Veselit është në një siklet të madh.
Madje, Maxharraj shpresoi që një gabim të tillë mos ta bëj me klientin e tij.
“Nuk e di se a i ka pas si obsesion kritikat e Nazmi Bllacës drjetuar SHIKU-u te Kadri Veselit apo kur ka deklaruar kështu ka qenë me mendje duke i numru milionat që i ka marrë me e mbrojtë Kadri Veselin.
Ishalla ky farë avokati nuk e bënë të njëjtin gabim duke e vdek dhe ringjallë edhe klientin e tij Kadri Veselin”, deklaroi analisti nga Amerika, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ishalla ky avokat nuk e bënë të njëjtin gabim edhe me klientin e tij Kadri Veselin.
Avokati i Kadri Veselit është ne siklet të madh me memorien e tij. Ai sot e vdiç dhe përsëri e ngjalli Nazmi Bllacën.
Nuk e di se a i ka pas si obsesion kritikat e Nazmi Bllacës drjetuar SHIKU-u te Kadri Veselit apo kur ka deklaruar kështu ka qenë me mendje duke i numru milionat që i ka marrë me e mbrojtë Kadri Veselin.
Unë se di, por po e di se diçka me memorien e tij nuk është në rregull ,apo siç thotë populli i ka hyer paraja në dru.
Ishalla ky farë avokati nuk e bënë të njëjtin gabim duke e vdek dhe ngjallë edhe klientin e tij Kadri Veselin.