Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë, parashihet të mbajë gjatë javës së ardhshme.
Sipas njoftimit, do të ketë vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.
“Mirëpo sa i përket temperaturave , ato do të jenë tipike pranverore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius. Indeksi UV në fillim do të shenoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.