Policia ka njoftuar se ka arrestuar 17 persona përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh, të njëjtit dyshohen për vjedhje, mashtrim, dhunë në familje, lëndim i lehtë trupor, sulm ndaj personit zyrtar, armëmbajtje pa leje si dhe për përdorim të armës.
Policia po ashtu bëri të ditur se 12 persona janë dërguar në mbajtje.
Mes tjerash, edhe një person është në ndalim policor.