Rastet e mashtrimit të qytetarëve hallexhinj, të cilët paguajnë shumë herë shuma të majme parash kinse për t’u punësuar e pajisur me viza nuk janë të rralla.
Për një rast të tillë ka nisur së fundmi hetimet edhe Policia në Prishtinë.
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se ka mashtruar një qytetar, duke i marrë para me premtimin se do ta punësonte në një ndërmarrje publike.
Prokuroria është vënë në dijeni për këtë rast më 17 maj, pasi viktima, që ka rënë pre e mashtrimit, e ka denoncuar të dyshuarin në Polici, ku ka raportuar se e ka paguar qindra euro për ta punësuar në ndërmarrjen “Trepça”.
Por përveç që nuk u punësua, viktima mbeti edhe pa para, pasi i dyshuari vetëm e vuri në lajthitje dhe u zhduk.
Megjithatë, Policia arriti që pas veprimeve hetimore të sigurojë prezencën e tij, me ç’rast ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orës, si i dyshuar për veprën penale “mashtrim”.
99