Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, sot kanë realizuar aksionin “Gropa”, ku janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj.
Në një komunikatë për media nga Prokuroria, u tha se janë sekuestruar rreth 70 kg heroinë dhe disa pajisje për përpunimin e saj.
Lidhur me rastin janë arrestuar dhjetë persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Lidhur me këtë aksion, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.