Policia ka zbuluar sot në veri të Kosovës një laborator për kultivimin e marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për t’u shitur në treg ilegalisht.
Gjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se, droga po shkatërrohet dhe se vlera e saj ishte 6 milonë euro ndërsa vlera e paisjeve 1.5 milionë euro.
“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milonë euro ndërsa vlera e paisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar ai.