Policia e Kosovës po vazhdon aksionet e tyre kundër krimit në çdo cep të vendit.
Së fundmi në veri të Kosovës u gjetën një laborator i kultivimit të marihuanës me 10 mijë fije të bimës.
Në lidhje me këto ngjarje të fundit në vend, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Ai u shpreh se investimi në institucionet e sigurisë është i domosdosëm, përcjell “Bota sot”.
Eksperti i sigurisë përmend disa nga pikat që duhet investuar dhe se aksionet e tilla nga policia po dëshmojnë që krimi është pjesë e jetës e që kërkon kohë për të eliminuar.
Postimi i plotë
Investimi në Institucione të sigurisë është e domosdoshme.
Ligji për penzionim të parakoshem për pjestaret e PK/Doganes
Jetësimi i sigurimeve shendetësore/jetësore nga shteti.
Rritja e pages dhe benifiteve tjera për një pune efikase/profesionale.
Investime në infrastruktur përcjellëse për pjestaret e institucioneve të sigurisë ( logjistik, transport, uniforma etj ).
Aksioni i till po dëshmon faktin që krimi është pjese e jetës e nuk shërohet me "antibiotika" 3/5 ditor por duhet intervenime kirurgjike profesionale.