Djali i gjeneralit Ramadan Qehaja, Floriani është bërë ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.
Kështu ka njoftuar vet gjenerali përmes një postimi në facebook, ku edhe ka publikuar disa fotografi.
Dr, Florian Qehaja është dekretuar dhe nga sot mori detyrë e re.
“Me rastin e dekretimit Ambasador të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pranimit të detyrës së ambasadorit, të djalit tonë Dr.Florian Qehaja, ne prindërit përzemërsisht e urojmë me dëshirë që të ketë shëndet dhe suksese në detyrën e besuar”, shkruan gjenerali Ramadan Qehaja.


