Kuvendi i Kosovës nesër pritet të mbajë seancë plenare.
Në këtë seancë deputetët e pranishëm, pritet të diskutojnë për 10 pika të rendit të ditës, përcjell klankosova.tv.
Më poshtë gjeni pikat si vijon:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e
Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të
Pronës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës
Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë
nxjerrëse të mineraleve,
9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.