Analistja Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se I ka tërhequr 10 përqindëshin e Trustit, vitin e kaluar, pasi ka pasur nevojë për to.
Kadaj Bujupi ka treguar edhe kohën kur ka aplikuar për tërheqjen e 10 përqindshit të Trustit.
Ajo tha se tashmë mjetet që janë tërhequr nga Trusti janë rikthyer, madje sipas saj, është kthyer një shumë më e madhe se ajo që e kishte tërhequr.
“Po morë e kom tërheqë, mu kanë dashtë, qysh jo. U bo shumë tollovi në fillim, edhe ra sistemi edhe fëmijët më thanë ‘mam mos apliko në fillim se marre, lej le të aplikojnë tjerët’. Paret i kom marrë. Tash ka ndodh një rikthim i mjeteve që i kemi marrë.
Mjetet që i kom nxjerr atëherë të 10 përqindëshit tim, tash janë më shumë se shuma që e kom nxjerr. Dmth ka pas rritje, dikun 250 euro më shumë”, tha ajo.