Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se ka pasur shumë spekulime rreth Fondit për Ushtrinë.
Dugolli ka shtuar se një pjesë e opozitës e kanë keqpërdorë këtë çështje dhe nuk është aspak mirë.
“Fondi i Sigurisë është themeluar nga Qeveria e Kosovës me një vendim i cili është i bazuar dhe është i ligjshëm dhe ky fond i nënshtrohet ligjit për financa publike dhe deputetët dhe institucionet tjera që duhet të kenë qasje në këtë fond dhe duhet të shohin kah shkon paraja do ta kenë sepse sikur i gjithë fondi, i gjithë buxheti i Kosovës edhe këto janë para të dedikuara për një qëllim”, ka thënë ai.
I, pyetur se a janë mbledhur mbi 2 milionë euro, ai nuk ka dashur të jap shifra.
“Unë shifrat nuk mund t’i jap”, ka thënë ai.