Para ndeshjes së futbollit që u zhvillua nl Tiranë është arrestuar tifozi Ismail Morina i njohur si Ballisti.
Për këtë ka reaguar profesori Milazim Krasniqi, për cilin ka thënë nuk arrestimi i tij, nuk është rastësi.
Ballist Morina ishte arrestuar edhe në vitin 2014 pasi kishte lëshuar një dron që mbante flamurin kombëtar, dhe sipas Krasniqit ky mund të ketë qenë viktimë e një skenari të shërbimeve sekrete serbe. Mund të kenë qenë të involvuara edhe segmente shqiptare, duke shtuar edhe pyetje se, “Cili ka qenë roli i Olsi Ramës në atë mesele”?
Shkrimi në Facebook:
Pse u arrestua Ballist Morina, bash në ditën kur po luhet në Tiranë ndeshja Roma-Fejnord, e përcjellë me incidente tifozash, si ndeshja e dikurshme Serbi- Shqipëri në Beograd?! Rastësisht? Nc.
Ismail Morina (Ballisti) qenka arrestuar sot në Kukës, nga policia e Shqipërisë. Prof. Enver Bytyçi kishte një koment interesant për këtë arrestim. (Lexojeni!) Ndërsa, mua m’u kujtua që në atë kohë( 17 tetor 2014) e kam bërë një analizë dhe një kolumne (15 tetor 2014) për atë ngjarje në stadiumin e Beogradit. Sa po duket, saktësia e analizës sime po fillon të vërtetohet, pas tetë vitesh! Ballist Morina mund të ketë qenë viktimë e një skenari të shërbimeve sekrete serbe. Mund të kenë qenë të involvuara edhe segmente shqiptare, sa po fillon të shihet (Cili ka qenë roli i Olsi Ramës në atë mesele?) Miqtë e mi! E di që përtoni, e di që me vështirësi kuptoni, për ç’gjë më dhimbseni shumë! Por, nëse synoni të mos mashtroheni sa herë u duhet armiqve tanë, lexojeni këtë analizë të vitit 2014. Dhe mandej më lehtë mund t’i detektoni skenarët serb, që do të shpalosen më vonë. Dhe më e rëndësishmja, ta kuptoni se ku mund të gjeni adresat e njerëzve që dinë t’u këshillojnë e t’u mësojnë gjërat që nuk i dini. E thjeshtë, si pasuli: ata që nuk dinë për vete, nuk mund t’u mësojnë as ju.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/26/auto_281944540_5047631638687010_6965064876933822076_n1653518868.jpg)