Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se javën që vije do të hapet tenderi në prokurim publik për ndërtimin e shkollës fillore në Ponoshec të Gjakovës.
“Procedurat administrative për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Ponoshec të Gjakovës ka filluar fazën e ndërtimit.
Tenderi në prokurim publik do të shpallet në javën e ardhshme”, tha ajo.
Nagavci për këtë u pyet nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza.