Xhelil Bekteshi është ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, i arrestuar sot për rastin “Brezovica”.
Ai është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, njoftoi sot Prokuroria Themelore e Ferizajt.
Bekteshi kishte ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm në MI në periudhën e udhëheqjes së këtij dikasteri qeveritar nga ministri Lutfi Zharku i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Tri vte më parë, Bekteshi ishte dënuar me nga tri vjet burgim efektiv nga një gjykatë e shkallës së parë në Kosovë, për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.