Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Robert Golob për marrjen e detyrës së kryeministrit të Sllovenisë.
Kurti ka shkruar në Twitter se mezi pret forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.
“E urojmë kryeministrin e ri të Sllovenisë, Robert Golob.
Qeveria ime dhe unë presim që të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe të përmirësojmë bashkëpunimin tonë socio-ekonomik”, ka shkruar Kurti në Twitter, duke thënë se e gjithë Evropa dhe populli i Sllovenisë, u gëzuan për këtë fitore demokratike.