Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu tha se buxheti i shtetit do të përfitojë nga tërheqja e parave nga Trusti.
Haxhiu tha se për të është e pakuptueshëm presioni i Qeverisë ndaj deputetëve sa i përket vendimit për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti.
Pasi që sipas tij, tërheqja nga Trusti do të jetë një impakt i fuqishëm për ekonominë e vendit, duke përfshirë këtu edhe secilën familje.
“Unë nuk jam duke e kuptuar këtë presion të Qeverisë ndaj deputetëve për të realizuar një kërkesë të qytetarëve. Nuk ka kosto shtesë për buxhetin e shtetit, përkundrazi buxheti i shtetit do të përfitojë nga kjo tërheqje e Trustit. Në treg do të hyjnë më shumë para dhe do jetë një impakt i fuqishëm për ekonominë, si dhe do të jetë një plus i madh për çdo familje”, tha Haxhiu.
Teksa shtoi se vendi i Kosovës brenda këtyre 2 viteve, ka pasur kriza të një pas njëshme, duke filluar nga pandemia COVID-19, kriza energjetike dhe së fundmi lufta në Ukrainë.