Demhasaj: Për mosrritje të pagës minimale faj kanë qeveritë e kaluara

Aktuale

Demhasaj: Për mosrritje të pagës minimale faj kanë qeveritë e kaluara

Më: 27 maj 2022 Në ora: 00:59
Arton Demhasaj

Pa marrë parasysh rritjen e çmimeve atë që duhet me pranu është se faj kanë partitë politike që kanë qeverisë deri dje, të cilët nuk e kanë marrë në diskutim çështjen e rritjes së pagës minimale.

Kështu ka deklaruar analisti Arton Demhasaj.

Demhasaj tha se ky fakt duhet të pranohet sepse sipas tij, kërkesa për rritje të pagës minimale nuk ka shkuar asnjëherë në Këshillin Ekonomik Social.

Sipas tij, Qeveria e tashme nuk duhet të vazhdojë praktikën e njëjtë dhe të mos niset prej asaj që qeveritë e kaluara nuk e kanë bërë, e të mos e bëjë as kjo e tashmja.

“Sikur të kishte shkuar në Këshill Ekonomik Social kërkesa për rritje të pagës minimale nga Qeveria që cila është pjesë e Këshillit Ekonomik Social dhe të kishin kundërshtuar sindikatat dhe bizneset do ishte e arsyeshme që nuk keni pasur vota për me kalu. Por nuk ka pasur diçka të tille, prandaj këtë pjesë duhet me e pranu që është bë gabim dhe tash nuk mund të bazohemi se çka ka ndodhur në të kaluarën dhe tash nuk po e bëjmë as tash sepse nuk është bërë në të kaluarën”, tha Demhasaj në emisionin “ Këndi i Debatit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat