Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i ka reaguar shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili ka mohuar Masakrën e Reçakut duke thënë se është “trillim”.
Hovenier ka shkruar në twitter ata që mohojnë mizoritë në Reçak, kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal se përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar diçka si Masakra e Reçakut e cila është mirë e dokumentuar glorifikojnë krimet e luftës dhe çnderojnë kujtimet për të vdekurit dhe hapin plagët e të mbijetuarve.“
"Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Hovenier.
Sergeri Lavrov ka mohuar Masakrën e Reçakut teksa ka folur për masakrën që ushtarët rus kanë kryer në Bucha të Ukrainës kundër civilëve të paarmatosur.
(2/2) Those who deny the atrocities at Recak seek to disrupt progress towards regional reconciliation, democratic consolidation, & European and Euro-Atlantic integration.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 27, 2022
The facts per @OSCE: https://t.co/IzXOwsOGeU & @UNDPPA #UNSC: https://t.co/gaYY7oGrJ6