Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se pushteti po bënë përpjekje që të ikë nga përgjegjësia duke u thirrur në raportin e FMN-së se tërheqja e Trustit është e gabuar.
Ai, në një postim në Facebook ka shkruar se: “Pushteti nën sqetullën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, po bënë përpjekje të ikë nga përgjegjësia qeverisëse dhe nga kërkesat legjitime të popullit!”
“Pa koment servilosja e pushtetit ndaj ndërkombëtarëve, kundër qytetarëve! Për mua është shumë me rëndësi kërkesa e qytetarëve, sepse FMN-ja qeveritarët dhe deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht. Me pasojat e krizës ekonomike dhe inflacionin po përballen qytetarët. Ne jemi të zgjedhur nga vet qytetarët dhe jo nga FMN-ja prandaj edhe jemi zëri i tyre në Kuvend”, shkruan Haxhiu.
Sipas tij, mosrritja e pagave, mbështetja për shtrenjtim të energjisë elektrike kur ka një rritje të çmimeve të konsumit të përditshme ditorë dhe kundërshtimi me forcë për tërheqjen e Trustit, s'ke si e vlerëson ndryshe përveç deklaratë politike joprofesionale.
“Deri dikun edhe e kuptueshme për ta, por jo për qytetarët kur 1 miliard e 734 milionë të Trustit janë të investuara jashtë Kosovës”, ka shkruar pos tjerash Haxhiu.