Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllimë pas vdekjes së Musli Gucatit, babait të Hysni Gucatit.
Konjufca përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Gucati do të kujtohet si prind i dashur e fisnik.
“Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë tutje ai.
Postimi i plotë:
Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Musli Gucatit, babait të luftëtarit të lirisë, Hysni Gucati.
Bacën Musli do ta kujtojmë si një prind të dashur e fisnik dhe frymëzues të brezave me patriotizëm dhe atdhedashuri.
Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
U prehtë në paqe!