Beqiri: Deri tani kanë votuar 400 qytetarë në Tërnoc të Bujanocit

Aktuale

Beqiri: Deri tani kanë votuar 400 qytetarë në Tërnoc të Bujanocit

Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:37
Fejzi Beqiri

Kryetari i Komisionit Zgjedhor Komunal, Fejzi Beqiri dha detaje sa i përket procesit zgjedhor të mbarëvajtur sot në Tërnoc të Bujanocit, proces i cili do të vazhdojë deri në ora 20:00.

Beqiri bëri të ditur se gjatë përsëritjes së Zgjedhjeve Parlamentare të Serbisë, në 3 raundet numri i votave dallon në masë të konsiderueshme.

Ndërkaq, sa i përket ditës së sotme, Beqiri theksoi se deri më tani kanë pasur 400 votues.

“Sa i përket raundit të parë, natyrisht që dallon në masë të konsiderueshme, mirëpo në raundin e parë kemi pasur gjithsej 226 vota për Koalicionin e Shqiptarëve, ndërsa në raundin e dytë të datës 28 prill kemi pasur gjithsej 677 vota, si dhe sot deri në ora 17:00 kemi pasur gjithsej 400 votues, duke mos i llogaritur edhe votuesit që kanë votuar jashtë vendvotimit”, tha ai.

Gjithashtu, Beqiri bëri të ditur se në Republikën e Serbisë, personat me aftësi të kufizuara dhe ata të cilët kanë probleme shëndetësore kanë të drejtën e tyre të votojnë jashtë vendvotimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat