Një përleshje fizike mes disa personave ka rezultuar në lëndimin e dy prej tyre.
Rasti ka ndodhur diku rreth orës 19:30, në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë.
Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka pohuar se në përleshje janë përfshirë edhe mjete të forta, pasojë e të cilave janë lënduar dy persona.
“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike e cila ka ndodhë në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të forta, janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar një person i cili ka qenë i përfshirë më përleshje” ka deklauar Ahmeti.
Ajo gjithashtu ka bërë me dije se policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.