Pas rivotimit për herë të dytë në fshatin Tërnoc ne lagjen e strukturvae është konfirmuar se mandati për Koalicionin e Shqiptareve te Luginës është siguruar, përcjell Presheva.AL
Siç mëson media nga vendvotimi ne Ternoc ka përfunduar numërimi i votave dhe gjithsejtë kanë votuar 618 vota për Koalicionin e Shqiptareve të Luginës.
Me këto vota Shaip Kamberi shkon në parlamentin e Beogradit për t’i përfaqësuar shqiptarët e Luginës.
Për te fituar mandatin, Kamberit i duheshin vetëm 610 vota te cilat i mori ne rivotimin e datës 27 maj 2022 në lagjen më të madhe në Ternoc.