Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.
Ku bisedoi për nevojën dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit.
Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, theksoi se bukuritë tona janë të përbashkëta, ndaj dhe angazhimi i përbashkët në promovimin dhe zhvillimin e turizmit në vendet tona është i domosdoshëm.
Ministrja Kumbaro, pasi që vlerësoi qasjen e kryetarit Abdixhiku për angazhim të përbashkët, shpalosi edhe pjesë nga plani për krijimin e hartës së përbashkët turistike.