30-vjeçari Gazmend Hyseni ka mbetur i vdekur në orët e para të së shtunës në Ferizaj si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë zjarri ndaj tij nga Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta.
Ndërkohë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari ka dhënë detaje për rastin.
“Një peron është vrarë. I dyshuari është në spital për shkak se i njëjti nuk i është ndalë urdhrave të policisë dhe janë detyruar me gjuajte me armë. Ai është në spital. Motivet e vrasjes ende nuk dihen për shkak se ende nuk janë intervistuar dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Tutje ai shtoi se Inspektorati Policor ka filluar hetimet ndaj daj zyrtarit të Policisë së Kosovës i cili ka shtënë në drejtim të të dyshuarit.
Policia sot njoftoj se rasti ka ndodhur rreth orës 00:53 rrugën “Rexhep Bislimi”.
“Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt”, thuhet në njoftim.
Policia ka shtuar se në vetëmbrojtje, zyrtarët policorë e kanë plagosur të dyshuarin, pasi i njëjti iu ishte drejtuar me armë policëve.