“Kur e kam parë vëllanë tim të therur para fytyrës”, Buta dikur tregoi të kaluarën problematike të vëllait të tij

Aktuale

“Kur e kam parë vëllanë tim të therur para fytyrës”, Buta dikur tregoi të kaluarën problematike të vëllait të tij

Më: 28 maj 2022 Në ora: 12:24
Buta dhe vëllau i tij i dyshuar për vrasje

Në orët e vona të 28 majit, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Ferizaj.

Nga të shtënat i vdekur ka mbetur një person, si dhe një tjetër është plagosur nga policia.

Uraportua ekskluzivisht për detajet nga kjo vrasje, ku i vrarë mbeti Gazmend Hyseni ose i njohur si Strella dhe dorasi ishte Qendrim Januzi, vëllau i reperit kosovar Buta.

Pasi gjujati me armë në drejtim të Hysenit, Januzaj u plagos nga një polic civil i ndodhur në vendin e ngjarjes rastësisht.

Por, kjo nuk është hera e parë që Januzaj përfshihet në konflikte, këtë e kishte konfirmuar edhe reper Buta në një intervistë.

“Ka plot momente të trishta, ndoshta më së shumti është kur e kam parë vëllanë tim të therur para fytyrës. Është një gjë që nuk harrohet, është shumë e trishtë”, ka treguar ai duke shtuar se nuk shtanget në situata të tilla”, kishte thënë Buta në emisionin “ShowRoom me Gentën”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat