Profesori universitar, Enver Bytyҫi në një postim të tij në Facebook ka reaguar pas vdekjes s ëish Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Profesor Bytyҫi shkruan se ai do të kujtohet si një personalitet dhe kryetar shteti i devotshëm për interesat e kombit shqiptar.
Postimi i plotë:
Presidenti i Shqipërisë (2012-2017) nuk është më fizikisht me ne!
Por ai do të kujtohet përgjithmonë si një personalitet dhe kryetar shteti i devotshëm për interesat e kombit shqiptar!
Iku në amshim ky njeri e politikan i vlerave! Zoti i dhashtë parajsën!
Ngushëllime familjes dhe miqve të tij të shumtë!