Dje është varrosur baba i Hysni Gucatit i cili po vuan dënimin në Hagë të shqiptuar nga shkalla e parë e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ai nuk ka mundur të jetë pjesë e ceremonisë së varrimit, por përmes një letre dërguar , ka thënë se këtë lajm e ka pritur me dhimbje dhe se babain e tij e kishte shok lufte shok shpirti e shok lirie.
Letra e plotë pa ndërhyrje e Gucatit, të postuar në “Facebook nga djali i tij Musli Gucati.
Letër nga Hysi me rastin e vdekjes së Gjyshit
Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër
Me thanë që portreti ytë i priti të dera,
të ajo derë e shpisë që sditi kurrë me u mbyll
Që edhe Kur kulluan gjak plagët bashkë i kemi ndrydhë,
Unë plagët e tua e ti plagët e mia
Duke qesh me thojshe kështu bir e don liria
Shumë herë Shokve ni fjalë jau ke thanë
Ta kisha plumbin që ka Hysi në trup
Kurrë nuk e kisha larguar, kujtim të lirisë e kisha lanë
Eh ta kisha ditë që ky plumb nuk me dha aq dhimbje
Sa dhimbje me dha lajmi që nuk me paske prit
Të kisha shok lufte shok shpirti e shok lirie
Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie.