Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në një postim të tij në Facebook shkruan se LDK-në dhe diasporën i bashkon e mira e atdheut. Ai shkruan tutje se LDK-ja dhe mërgata janë të bashkuara natyrshëm, që nga koha kur u themelua nga Presidenti historik, Ibrahim Rugova.
Zemaj shkruan tutje se, ‘LDK dhe mërgata kishin festë, ngaqë kremtuam 32 vjetorin e themelimit të degës së shtëpisë sonë politike në Bruksel’.
Postimi i plotë:
LDK dhe mërgata kanë një synim të përbashkët; të mirën e atdheut.
LDK dhe mërgata janë të bashkuara natyrshëm; e mira e atdheut na bashkon. Bashkë ishim kur LDK u themelua nga Presidenti historik, Ibrahim Rugova. Bashkë ishim në rrugëtimin për liri e pavarësi. Bashkë do të jemi drejt proceseve integruese. Bashkë do të jemi përgjithmonë.
Sot, LDK dhe mërgata kishin festë, ngaqë kremtuam 32 vjetorin e themelimit të degës së shtëpisë sonë politike në Bruksel.
Në këtë festë madhështore ishte edhe i pari jonë - kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga ekipi për mërgatë.
Takimet me bashkatdhetarë në Beneluks; qytetarë e struktura të Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut janë pjesë e aktivitetit tonë të përbashkët.
Bashkë, përgjithmonë!/Bota sot