Ja disa faktorë që mund të lehtësojnë procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Aktuale

Ja disa faktorë që mund të lehtësojnë procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Nga: M.H. Më: 29 maj 2022 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Ka disa javë që Kosova ka aplikuar për të qenë pjesë e KiE.

Këtë e ka bërë me dije edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo theksoi që tashmë Kosova ka aplikuar të jetë pjesë e Këshillit të Evropës duke uruar që për të njejtin të mos ketë pengesa.

Mirëpo kjo temë padyshim që arriti të sjellë reagime të mëdha në Serbia, duke u deklaruar në vazhdimsi që janë kundër kësaj dhe se Kosova nuk duhet të jetë pjesë e KiE.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur kryetari I Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai thotë që Kosova ka shënuar sukses të madh duke u ngritur për 17 vende më lart për luftën ndaj krimit dhe korrupsionin, gjë që e favorizion këtë proces.

“Sa i përket anëtarësimit të Kosovës për në Këshillin e Evropës, disa prej organizatave ndërkombëtare që përcjellin indikatorët në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kosova ka shënuar sukses të madh duke u ngritur për 17 vende më lartë”, shprehet kryetari i Podujevës.

Ndër të tjera Bulliqi përmend edhe demokratizimin e institucioneve dhe lirinë e shprehjes në vendin tonë.

Po ashtu edhe për demokratizimin e institucioneve dhe lirinë e shprehjes Kosova ka shënuar progres të dukshëm, andaj edhe uroj që këto parametra të vazhdojnë në trend pozitiv dhe shteti ynë së shpejti edhe të anëtarësohet në Këshillin e Evropës”, tha Bulliqi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat