​Kurti reagon pas marrëveshjes Putin-Vuçiq për gazin, ua përmend bisedën për veriun

Aktuale

​Kurti reagon pas marrëveshjes Putin-Vuçiq për gazin, ua përmend bisedën për veriun

Më: 29 maj 2022 Në ora: 23:41
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sot pas marrëveshjes Vuçiq-Putin për gazin rus në kohën kur Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, por jo edhe Serbia.

Ai në një postim në Twitter ka kujtuar edhe deklaratën e Vuçiq pas takimit më Putin më 2021.

Ata as nuk kanë nevojë të takohen më: marrëveshjet midis Putin dhe Vuçiq tani arrihen përmes bisedave telefonike. Por ja çfarë tha Vuçiq në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putin në Sochi më 25 nëntor 2021”, ka shkruar Kurti.

Vuçiq atëbotë kishte thënë: “Fola për standarde të dyfishta dhe hipokrizinë e shpeshtë në marrëdhënie ndërkombëtare, presidenti Putin e kupton për çfarë po flas, por ai kërkoi nga unë për shpjegime të mëtutjeshme andaj ne folëm për veriun e Kosovës dhe ia tregova atë edhe në hartë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat