Deputeti i Lëvizjes Vetëndosje, Mefail Bajqinovci në një intervistë dhënë për Bota sot pak ditë më parë, ka folur për blerjet e armëve që po bën shteti i Kosovës.
Ai ka thënë se për vitë më radhë, blerja e armëve është bërë me ҫmime të mëdha.
Ndërsa tani që në pozitën e Ministrit të Mbrojtjes është Armend Mehaj, janë ndaluar shumë kontrata dhe tani blerjet bëhen direkt me shtete.

“Kur flasim për blerje të armëve, sipas informatave me vite të tëra ka pas blerje me ҫmime të mëdha, këtë e kanë konfirmuar mediat, me ardhjen e ministrit Mehaj janë stopuar shumë kontrata dhe tash blerjet bëhen direkt me shtete”, thotë ai.