Rikthehet në punë policin që plagosi vëllaun e Butës

Aktuale

Rikthehet në punë policin që plagosi vëllaun e Butës

Më: 30 maj 2022 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka kthyer në punë policin që plagosi të dyshuarin për vrasjen e 30 vjeçit në Ferizaj. 

Polici ishte suspenduar për 72 orë deri në sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit. 

Kështu ka bërë të ditur për median kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, i cili tha se rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.

“Fillimisht ishte vlerësuar nga hetuesi që zyrtari policor të suspendohet për 72 orë, deri në sqarimin e rrethanave të rastit. Por, pas verifikimit të pamjeve filmike, IPK ka vendosur që mos të rekomandojë vazhdimin e suspendimit, ndërkaq rasti do të hetohet në procedurë të rregullt, sipas autorizimeve të Prokurorisë”, deklaroi Hodaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat