Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në Ditën e Përkujtimit ka kujtuar të gjithë ushtarët e SHBA-së.
Ai thotë se Kosova është me fat që është rreshtuar krah Ushtrisë së SHBA-ve.
“Sot në Ditën e Përkujtimit, kujtojmë me nder e respekt të gjithë ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata që ranë dhe ata që ende i shërbejnë paqes në mbarë botën.
Kosova është me fat që është rreshtuar krah Ushtrisë së SHBA-ve”, ka shkruar Haradinaj.