Osmani kërkon që BE të reflektojë: Vuçiq zgjodhi t’i bashkohet një krimineli lufte, ta financojë luftën e Putinit

Aktuale

Osmani kërkon që BE të reflektojë: Vuçiq zgjodhi t’i bashkohet një krimineli lufte, ta financojë luftën e Putinit

Më: 30 maj 2022 Në ora: 22:20
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit lidhur me marrëveshjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me atë të Rusisë Vladimir Putin, për gazin rus.

Osmani thotë se Vuçiqi zgjodhi t’i bashkohet një krimineli të luftës, dhe Bashkimi Europian s’duhet ta injorojë këtë rrugëtim shkatërrues të tij.

”Vendimi i qëllimshëm i Vuçiqit për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së”.

”Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putinit, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë”.

”BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat