Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka krahasuar “disa shqiptarë e media” me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Këtë Basha e bëri në një reagim pas komenteve të ambasadorit amerikan Jeff Hovenier për takimin e kryeministrit Albin Kurti me Jake Sullivan, këshilltarin e presidentit Joe Biden për Siguri Kombëtare.
Sipas Bashës, “disa shqiptarë e media” bëjnë më shumë dëm sesa Vuçiqi.
“Jeni t’gërditshëm. Edhe vet ambasadori duhet me dal me tregu që po RRENI!”, tha ai.
“As Vuqiçi nuk ban propagandë e dam sa bajnë disa shqiptarë e media që shkruajnë shqip në Kosovë!”, ka shkruar ai.
Jeni t’gërditshëm. Edhe vet ambasadori duhet me dal me tregu që po RRENI!
— Dimal Basha (@dimalbasha) May 31, 2022
As Vuqiçi nuk ban propagandë e dam sa bajnë disa shqiptar në Kosovë! https://t.co/numYUzWrVW