​Gjashtë raste të reja me COVID

Aktuale

​Gjashtë raste të reja me COVID

Më: 31 maj 2022 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 160. 

Në total numri i rasteve aktive është 60.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 114 doza të vaksinës kundër COVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat