Ambasadori amerikan takon përfaqësuesit e serbëve në Kosovë

Aktuale

Ambasadori amerikan takon përfaqësuesit e serbëve në Kosovë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 16:08
Foto nga takimi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka takuar sot përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, ish-ministrin Nenad Rashiq, ish-deputetën Rada Trajkoviq dhe Nenad Radosavljeviq

Hovenier ka shkruar në Twitter se është mirë të dëgjosh zëra të ndryshëm që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës.

“Diversiteti i Kosovës është ndër pikat e saj më të forta.

Është mirë të dëgjosh nga zëra të ndryshëm që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës dhe të diskutosh se si liderët e komunitetit duke punuar së bashku mund të sigurojnë që Kosova të sjellë rezultate për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat