Vdes Bajram Babiqi, i plagosuri që sulmoi policinë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij

Aktuale

Vdes Bajram Babiqi, i plagosuri që sulmoi policinë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij

Më: 31 maj 2022 Në ora: 16:27
Policia e Kosovës

Gati një muaj pas plagosjes nga Policia e Kosovës ka vdekur Bajram Babiqi.

Babiqi ishte plagosur nga një polic i Kosovës në vetëmbrojtje, pasi ai gjatë një bastisjeje kishte sulmuar me armë zjarri pjesëtarët e policisë.

Ngjarja kishte ndodhur më datën 8 maj, rreth orës 08:00 të mëngjesit, pas një operacioni në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur burimet brenda Policisë së Kosovës.

Edhe Policia e Kosovës ishte deklaruar për përdorimin e armës nga një polic gjatë një bastisjeje në lagjen Kodra e Trimave.

Ndërkaq, në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhej se me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar, policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtarëve policorë, duke e rrezikuar jetën e tyre.

“Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor, i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegëve të tjerë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar. Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat