Abdixhiku fton anëtarët e EPP-së që ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Aktuale

Abdixhiku fton anëtarët e EPP-së që ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Më: 31 maj 2022 Në ora: 17:28
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar në Roterdam të Holandës që të mbështetet Kosova në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ai këtë thirrje e ka bërë gjatë një adresimi në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe LDK.

“Kosova ka aplikuar këtë muaj për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ftoj çdo anëtar të EPP-së që ta mbështesë aplikimin tonë”, është shprehur Abdixhiku.

Ai po ashtu ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi, ku ka shtuar se ky proces të përfundojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, derisa në fjalimin e tij ka përmendur se për kosovarët ende nuk janë të liberalizuara vizat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat