Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier ka mbledhur sonte në një darkë ish “Ekipin e Unitetit”, që ishin negociator të bisedimeve të Vjenës gjatë viteve 2006-2007.
Në një postim në Twitter Ambasadori Hovenier, shkroi se në darkën e sotme ata kujtuan të kaluarën, udhëheqjen e Martti Ahtisaarit, si dhe arritjet e Kosovës.
“Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të "Ekipit të Unitetit" të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007.
Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike”, shkroi ambasadori.
(1/2) Grateful to host old friends for a reunion dinner of Kosovo’s “Unity Team,” negotiators at the 2006/2007 Vienna talks. pic.twitter.com/0HXjIqG1en
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 31, 2022