Qeveria Kurti do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar ndër pikat e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i draft-konceptit për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.
Mbledhja pritet të fillojë në ora 11:00.
Kjo është mbledhja e parë e Qeverisë pas një vizite mbi 20 ditore që kryeministri Kurti kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas edhe në Zvicër.