Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Greqi.
I pari i kuvendit do të marrë pjesë në samitin e South East European Countries Cooperation Process, ku do të marrë pjesë në disa komisione.
Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv, shefi i stafit të kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.
“Kryetari Konjufca është në Greqi, në SEECP deri të premten”, është shprehur Kërçeli.
Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe kryeparlamentari grek, Konstantinos Tasoulas, kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi si dhe kryeparlamentarja malazeze, Danijela Duroviq.