​Osmani me video-mesazh për vizitën e saj në Pejë, uron fëmijët për ditën e tyre

Aktuale

​Osmani me video-mesazh për vizitën e saj në Pejë, uron fëmijët për ditën e tyre

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 10:00
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nëpërmjet një video-mesazhi ka folur rreth vizitës së saj që sot do të realizojë në Pejë, më kuadër të ciklit t ëvizitave nëpër komuna.

Ajo ka thënë se do të ketë një agjendë të ngjeshur, ku fillimisht do të takohet me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxherin.

Në Pejë do ta kemi një agjendë shumë të ngjeshur, ku fillimisht do ta kemi një takim me kryetarin Gazmend Muhaxheri, me të cilin do të flasim për hsumë tema që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve të Pejës, por mbi të gjitha mbi atë sesi qyteti i Pejës mund ta rrisë potencialin e vet në kontekst të turizimit, si një ndër qytetet më të bukura të Kosovës”, tha ajo.

E para e vendit përmes këtij video-mesazhi ka uruar edhe 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Sot siç e dini është Dita e Fëmijëve, me ç’rast dua t’i uroj të gjithë më të dashurit tanë, pjesën më të bukur dhe potencialin më të madh të shoqërisë sonë, dhe për këtë arsye do të kemi edhe shumë aktivitete me kryetarin e Komunës, me fëmijët, përfshirë fëmijët me nevoja të veçanta dhe do të vizitojmë shkollën 8 Marsi”, u shpreh ajo derisa shtoi se të gjithë mund të japin kontribut në mbështetje të fëmijëve.

Pas vizitës në Pejë, Osmani tha se do t’u drejtohet sërish qytetarëve për të shpalosur rrjedhën e vizitës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat