Qeveria bën hapin e parë drejt Fondit Sovran

Aktuale

Qeveria bën hapin e parë drejt Fondit Sovran

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 12:27
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka bërë hapin e parë drejt formimit të Fondit Sovran.

Në mbledhjen e 81-të të Qeverisë Kurti është miratuar drafti i koncept-dokumentit për themelimin e këtij instituti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prezantimin e mekanizmit, ka thënë se me të do të bëhet transformim ekonomik e se do të ketë riorientim të investimeve dhe rritje të punësimit.

Themelimi i Fondit Sovran ka qenë ndër premtimet kryesore të Vetëvendosjes në fushatë. Me këtë premtim synohet shuarja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Sipas premtimeve, ky fond do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë për investimet në rritjen e vlerës së tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat