Reagojnë nga Qeveria, Pasaktësi, s’janë ndarë nga 100 euro për pensionistët

Aktuale

Reagojnë nga Qeveria, Pasaktësi, s’janë ndarë nga 100 euro për pensionistët

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 12:41
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka sqaruar se Qeveria nuk ka ndarë nga 100 euro shtesë për pensionistët.

Ai thotë se në fjalën hyrëse në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Kurti vetëm i ka shpalosur masat që janë marrë në të kaluarën.

Këtë sqarim Kryeziu e ka bërë pasi u dha lajmi për kinse ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët.

Postimi i plotë i tij:

Raportimet se Qeveria në mbledhjen e sotme dyfishoi ndihmat për skemat sociale dhe ndau 100 euro shtesë për pensionistët janë të pasakta.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij hyrëse nuk prezantoi masa të reja por vetëm po shpaloste masat e deritanishme që Qeveria ka marrë si përgjigje ndaj inflacionit në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat