Dy komisione do të udhëhiqen nga Kosova në Procesin e Bashkëpunimt të Evropës Juglindore (SEECP). Ndërsa vendeve të BE-së do t’u bëhet thirrje që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.
Në SEECP (Procesi i Bashkëpunimi të Evropës Juglindore) e cila po mbahet në Athinë, Greqi, deputetët siguruan që Kosova të udhëheq me dy Komisione: Komisionin për Edukim, Hulumtim dhe Shkencë dhe Komisionin për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Siguri.
“Tani po punohet që të vendoset në rezolutë thirrja e shteteve anëtare që kërkojnë nga BE liberalizimin e vizave për Kosovë. Këtu e kemi mbështetjen e plotë nga Greqia”, ka thënë Fitore Pacolli, deputete e Kuvendit të Kosovës.
Pacolli tha se prej 2019 deri me tani, Kosova ka arritur të marrë në udhëheqje, dy herë Komisionin për Edukim, Hulumtim dhe Shkencë, një herë Komisionin për ekonomi dhe një herë Komisionin për Siguri.Nga viti 2015 që kur Kosova është bërë anëtare me të drejta të plota në SEECP, deri më 2019, Kosova nuk ka udhëhequr asnjë komision.